Xhodi Skura pjesë e “Big Brother VIP 5″/ Surprizon gjyshen e saj nga shtëpia: Mos u mërzit, të dua shumë!
Aktorja dhe këngëtarja, Xhodi Skura ka lindur në Tiranë dhe është rritur me prindërit dhe motrën më të madhe e vëllain më të vogël.
Ka studiuar në liceun artistik ku i ati ka qenë mësues. Në familje janë rritur me dashurinë për artin.
Ka konkurruar në The Voice ku është eliminuar tek betejat dhe ka punuar për disa vite si aktore tek “Al Pazar”.
Momentin më të vështirë të jetës e ka kaluar 4 vite më parë, ku babai humbi jetën në moshë të re, për shkak të Covid. Një humbje e papritur që ka lënë gjurmë të mëdha.
Është vajzë e ndjeshme, solare, me humor dhe ëndërrimtare.
Në hyrjen e saj, ajo pati dhe një lidhje direkte me gjyshen e saj në shtëpi, duke e surprizuar, e cila u shpreh se ka një kënaqësi të madhe të shohë mbesën e saj pjesë të BBVIP.
Nëna e Xhodit-Ledionit: I uroj fat në emision, gjithë të mirat e botës dhe në qoftë se i ati i saj na shikon nga lartë, e bekon sepse edhe ai ka pasur dëshirë ta shoh Xhodën në Big Brother. Jam shumë e emocionuar. Unë fëmijët i kam artistë, por sot më ke dhuruar një kënaqësi që… Më keni bërë surprizë.
Xhodi: I kërkoj falje nënës që nuk i kam treguar. Më fal shumë, por doja të ta bëja surprizë. Mos u mërzit, të dua shumë. Kam ardhur një xhiro këtej nga Big Brotheri të rri disa muaj.
Nëna e Xhodit: Po plotëson dëshirën e babit zemër, ai po të shikon nga lartë. Të puth shumë…