Do të ishte pjesë e “Big Brother VIP 5” por ndërroi jetë, Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

Do të ishte pjesë e “Big Brother VIP 5” por ndërroi jetë, Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

Moderatori i “Big Brother VIP 5”, Ledion Liço i ka bërë homazhe një ndër artistëve më të dashur të skenës muzikore shqiptare, Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë pak javë më parë.

Duke zbuluar se artisti i mirënjohur do të ishte pjesë e shtëpisë më të famshme nëse nuk do të kishte ndodhur fatkeqësia, Liço kërkoi edhe njëherë të fundit një duartrokitje për ikonën e muzikës.

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe tregonim shembullin që ai donte të tregonte për të birin. Kërkoj një duartrokitje. Lamtumirë Artist!”, tha moderatori.

Artisti dibran, ndërroi jetë pak kohë më parë për shkak të arrestit kardiak.