“Nuk e di nëse do dashuroj ndonjë mashkull…”/ Sabina Mete i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP 5”: Ëmbëlsira për në fund!

Nuk e di nëse do dashuroj ndonjë mashkull.../ Sabina Mete i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP 5”: Ëmbëlsira për në fund!

Gazetarja sportive Sabina Mete është banorja e fundit që i bashkohet konkurrentëve të tjerë të “Big Brother VIP 5”. Ajo deklaroi se ka hyrë e qetë në program sa iu përket “punëve” të zemrës, duke pranuar se është single.

Gazetare sportive dhe prezantuese televizive e njohur shqiptare, ka raportuar nga terreni, duke sjellë transmetime live dhe analiza nga ngjarje sportive, veçanërisht ndeshje futbolli. Pavarësisht se shpesh vlerësohet për pamjen e saj, Sabina flet hapur për perceptimin ndaj vetes dhe pasiguritë personale.

E veshur me të kuqe gjatë futjes në shtëpinë më të famshme, Sabina u shpreh se përveçse ngjyra e dashurisë, ajo përcakton edhe natyrën e saj si person që është shumë e dashur. Moderatorja gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e krijimit të ndonjë lidhje në shtëpi duke thënë se: jam e hapur për çdo gjë.

Sabina: Ngjyra e kuqe është ngjyra e dashurisë, por edhe unë që jam shumë e dashur.

Ledioni: Çfarë mendon se do të dashurosh më shumë aty brenda?

Sabina: Dua të dashuroj aventurën, ta përjetojë dhe shijoj të gjithën. Nuk e di nëse do të dashuroj ndonjë mashkull aty brenda, por jam e hapur për çdo gjë. Unë jam pak tip i vështirë, por çdo gjë mund të ndodhë. Sidoqoftë, duke qenë se jam e fundit duhet të kishe thënë ëmbëlsira për në fund.