Kristi i punoi një rreng banorëve, debat në “Big Brother VIP”/ Angelo-këngëtarit: Ishte lojë fëmijërore, pritej…
Kristi Lamaj i punojë një rreng banorëve, duke i ftuar në ‘Living” për ti komunikuar diçka.
Kjo lojë e Kristit solli debate në Prime-n e sotëm, mes këngëtarit dhe Angelos, ku ky i fundit e ka cilësuar lojën si fëmijërore.
Kristi: A mund ti them Mirit që nuk jam ndezur akoma, jo se do fikem shpejt.
Miri: Ishte një tentativë e gjitha kjo, nuk ishte ndonjë gjë uau. Na mblodhi dhe ne u bindëm sepse menduam që ishte nga produksioni. Një nga arsyet që hyra brenda ishte sepse mendova që ishte nga Vëllai i Madh.
Seno: Unë dija ngaqë e bëri tentativën e parë për të na mbledhur, dyshova që edhe Miri nuk e ka kuptuar që ishte lojë. Kristi është i lexueshëm.
Kristi: Ky jo vetëm që nuk më lexon mua, por ky ka humbur në pyllin e tij.
Mali: Veprimi i Kristit ishte i mençur, na mashtroi të gjithëve. Me dorën në zemër na mashtroi të gjithëve. Nuk më pëlqeu se ishte e njëjta ditë, pas disa orëve, kur na thirri për të na treguar emocion, ku lexuam letrat. Ai ndërron brenda sekondat.
Brikena: menduam që produksioni na ka thirrur, se përpara se ta thoshte ai u thirr në ndihmë dhe menduam që nuk po na bën lojë. Për respekt të produksionit u mblodhëm.
Lore: Ishte forma se si ai e prezantoi kërkesën për të na mbledhur në living. Po e shoh që te klipi tha që i kam në kontroll, jam e lumtur që ndodhi kjo situata dhe pash një anë të Kristit.
Kristi: Këta e bënë vetë, erdhën vetë kur u thash, në rresht.
Angelo: Më duket një lojë fëmijërore. Thjesht na mblodhi, shumë bukur qeshëm, por pastaj të gjithë ata që e kanë faktorizuar, loja është fëmijërore në vetvete. Për Kristin është diçka që pritet.
Kristi: Nëse ti mendon që jam një fëmijë, unë kam ndenjur shumë me ty. Duke parë kaq sa kam bërë nuk mendoj që i marr afër gjërat. Me Angelon kemi biseduar për vijimin, secili i pavarur. Unë jam i vetmi që kam folur me të gjithë.