Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5.

Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e saj ka qenë sa e bukur, aq edhe e vështire. Është rritur në Laprakë, në një familje (mami dhe nëna) që nuk ka pasur shumë, por që bënin të pamundurën që të mos i mungonte asgjë.

Është bullizuar pafund por këto bullizime e kanë bërë më të fortë.

Mami u zhvendos në Itali kur ishte në gjimnaz dhe duke qenë se punonte nuk takoheshin dot.

Prindërit e saj janë ndarë ende kur Armela s’kishte lindur dhe është njohur vonë me babin. Por ka marrëdhënie shumë të mirë me të.

Zhvendosja e saj në Itali ishte e domosdoshme për shkak të shëndetit të mamit, dhe muajt e fundit është kujdesur si për mamin edhe për gjyshen. “Nëse më pyet nëse kam punuar gjatë kohës që isha atje, kjo ka qenë full time job”,- thotë ajo.

Mami vuan nga kanceri në mushkri dhe ka kaluar peripeci për 3 vite me radhë.

Ajo thotë: “Pjesëmarrja në BB9 ishte hera e parë që u përballa me një publik të gjerë dhe presionin. Aty kuptova se çfarë ndodh kur je vetvetja në një vend ku pjesa më e madhe luajnë role. Gjithë këto vite nuk ka qenë nostalgji, por sfidë për t’u rikthyer sërish që t’i marr atë që nuk i mora. Kësaj radhe mbi të gjitha dua ta shijoj, jo ta mbijetoj.”