“Naiviteti i shtirur është gjëja më e shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon, modelja e “Big Brother VIP”: Kam qejf…

“Naiviteti i shtirur është gjëja më e shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon, modelja e “Big Brother VIP”: Kam qejf…

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka shqetësuar këtë të fundit.

Ai ka rrëfyer në “Big Brother VIP” se nuk i lejon as të afërmit ose shoqëria e ngushtë.

Megjithëse sjellja e Brikenës iu është dukur e shtirur banorëve, kjo e fundit ka deklaruar se e bën të njëjtën gjë edhe për banorët e tjerë.

Brikena: Unë jam një person që jam një person i tillë, i kujdesshëm. E kanë parë edhe ata që janë këtu. Është një gjë që e bëj me të gjithë banorët. Jam tip që kam qejf të ndihmoj çdokënd.

Stenaldo: Është kënaqësi të kesh nëj vajzë si Brikena. Bukuria e Brikenës, është shumë e këndshme në të gjithë dimensionin e saj, por të hysh në BBV është të marrësh përsipër një sfidë. Ju më keni parë gjatë qëndrimit në shtëpi është e vështirë ta lë veten time kaq vulnerabël. Mendoj që është faktike, që asnjëri nuk i ka përjetuar. Këtë lloj përkujdesje nuk e pranoj as nga miqtë e mi më të ngushtë, as nga prindërit e mi, jo më në këto rrethana që jemi.