“Dhoma më duket bosh pa ty”, Armiri merr letrën emocionuese, nuk i mban dot lotët gjatë leximit të saj

“Dhoma më duket bosh pa ty”, Armiri merr letrën emocionuese, nuk i mban dot lotët gjatë leximit të saj

Emocione të forta në Big Brother VIP 5, pasi Armiri ka marrë një letër nga vajza e tij, Aura.

Me lot në sy, Armiri ka lexuar letrën e vajzës së tij, e cila i kishte shkruar se i mungon shumë dhe ditët pa të nuk janë më njësoj, dhe dhoma i duket bosh pa të.

Gjithashtu, ajo i kishte shkruar se çdo ditë e pret te dera e shkollës për ta marrë edhe ta dërgoi të lodrat.

Letra e vajzës:

Babi im i dashur, po të shkruaj me zërin tim të vogël, se më mungon shumë që kur ike. Ditën nuk jam më njësoj, pyes mamin edhe se ditë kanë ngelur.

Çdo ditë te dera e shkollës pres që të shoh ty, që të më marrësh dhe të më dërgosh lodrat. Dhoma më duket bosh pa ty.

Isha shumë i mërzitur pa ty, po kur të shoh në televizor, i them të gjithëve që ky është babi im.