“Kë doni të largoni?”/ Tjetër nominim, një mes Kristit, Keijsit ose Senos do të lërë shtëpinë natën e sotme
22:23 - 03.01.2026
Një tjetër nominim është hapur mbrëmjen e sotme dhe një mes Kristit, Keijsit ose Senos do të lërë shtëpinë.
Përplasjet e ashpra në shtëpi mes tre banorëve kanë sjell një vendim drastik nga Vëllai i Madh, i cili në mënyrë kategorike nuk lejon asnjë lloj diskriminimi, përplasjen fizike dhe hedhjen e sendeve ose lëngjeve në trupin e dikujt tjetër.
Me pyetjen: “Kë doni të largoni?”, një prej tyre do të lërë natën e sotme shtëpinë.