E papritur! Pas marrjes së letrës nga babai, Kristi kërkon të lërë në mes rrugëtimin e tij në BBV
Një moment emocional është transmetuar në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Kristi u surprizua me një letër nga babai i tij.
Pas leximit të saj, banori ndau me të tjerët ndjenjat personale, duke folur për raportin me familjen, harresat dhe gjendjen emocionale që po përjeton gjatë qëndrimit në shtëpi, madje duke shprehur edhe dëshirën për t’u larguar nga loja.
Kristi u shpreh se kishte harruar ditëlindjen e babait, gjë që e bëri të reflektonte më shumë për marrëdhënien mes tyre.
“Kisha harruar fare ditëlindjen e babit, imagjino. Doja ta pyesja nëse është krenar apo jo. Unë harroj shumë gjëra shpesh, më kap shpesh melankolia.”
Ai tregoi se marrëdhënien më të afërt e kishte pasur me nënën, por brenda shtëpisë ka kuptuar se lidhja me të atin ka qenë më e fortë nga sa e kishte menduar.
“Dikur i thërrisja xhaxhi dhe më pas babi. Kam pasur marrëdhënie të afërt me nënën time, por këtu kuptova që kam qenë më i lidhur me babanë.”
Letra e babait, e cila e emocionoi Kristit, përmbante fjalë të forta mbështetjeje dhe reflektimi:
“Kristi, biri im, po ta shkruaj këtë letër me duar që më dridhen. Dua ta dish që s’ka pasur ditë të lehta për mua kur isha në emigrim. Shumë herë kam qarë në heshtje. Sot dua të të them ‘më fal’ për këtë mungesë.
Ke qenë një fëmijë i fortë dhe këmbëngulës. E di që ke kaluar ditë të rënda dhe nga tensioni harrove ditëlindjen time. Mos u mërzit, bir, ajo harresë tregon sa shumë po lufton.
Dhurata ime për ty është që ende nuk je thyer. Forca jote e brendshme është krenaria ime. Brenda atyre mureve mbyll sytë dhe më imagjino para teje me krahë hapur. Të dua më shumë sesa mund ta shpreh me fjalë dhe të pres me fitore.
Babi.”
Pas këtij momenti, Kristi u shpreh se po mendon seriozisht për vazhdimin e qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV.