“Mos na trego përralla, ishe nxitëse e sherrit”/ Dalja e Keijsit nga shtëpia, Ina debaton me Arbër Hajdarin
22:19 - 27.01.2026
Ina: Klipi ka nisur kur unë u futa në dhomën e gjumit dhe thashë një moment: ‘Sa ajër i rëndë është këtu brenda’.
Arbër Hajdari: Mos na trego përralla tani, edhe ti e nxite atë. Doje ta ngatërroje edhe Keijsin. Na tregon përralla tani.
Ina: Nuk po justifikoj Keijsin.
Arbër Hajdari: A mund të na tregosh të lutem se përse ishe një nga nxitëset e sherrit?
Ina: E kam nxitur unë?
Miri: Sigurisht që e ke nxitur.
Ina: Kur unë kam thënë këtë, Kristi më është drejtuar mua: ‘O pise femër, o zhulse, t’i marr rrobat dhe t’i hedh në pishinë’. Keijsi e dëgjoi dhe tha: ‘Do flas unë me të’.