Debati me Rogertin pasi i kujtoi vëllanë e vdekur të Gjestit, Gimbo: Janë tema që nuk mund të preken
21:39 - 31.01.2026
Një moment tepër i ngarkuar ka qenë ai për Dj Gimbon, kur në debat me Rogertin, ky i fundit e pyeti se si ndërroi jetë vëllai i mitur i Gjestit.
Në këtë moment ai ka reaguar ashpër duke i kërkuar që të mos merret me një fëmijë që ka ndërruar jetë, ndërsa i kujtoi se nuk ka qenë vetëm vëllai i shokut të tij më të mirë, por e ka pasur si vëlla të vogël.
Pas këtij momenti ai ka shpërthyer në lot, ndërsa një tjetër moment prekës ka qenë kur ai dëgjoi këngën e re që Gjesti publikoi, si një dedikim për të vëllanë.
“Është një temë shumë e ndjeshme për mua dhe mirë është që mos të prekim në tema të tilla. Kur dëgjova këngën, e dija se cila ishte dhe më ka kapur vaji’, tha Gimbo.