Fansat e Big Brother mund të porosisin ushqim nga banori i tyre i preferuar, surpriza e veçantë nga shtëpia më e madhe
23:49 - 03.02.2026
Një surprizë e veçantë për banorët e Big Brother dhe për të gjithë fansat e tyre është njoftuar këtë mbrëmje në spektaklin live.
Ditën e enjte banorët do të kenë mundësi për të gatuar ushqimet që dinë të bëjnë më mirë, të cilat do të jenë të mundura të porositen nga fansat e tyre.
Në bashkëpunim Foodini dhe Lori Caffe do të sjellin shërbimin që mund të porositet online, vetëm nga Tirana.
Paratë do të shkojnë për një familje në nevojë, ndërsa për çdo person që do të porosisë, do të përfitojë shpërndarje për një muaj falas nga Foodini.