“Çika jem!”/ Gimbo dhe Selin në dhomën e rrëfimit, Selin: Isha në studio, më mbyllët sytë dhe kur i hapa Gimbo më propozoi….
23:06 - 07.02.2026
Një raport i mirë mes Selin dhe Gimbos tashmë është parë dhe kuptuar nga të gjithë banorët dhe publiku.
Por çfarë ka mes tyre?
“Unë vi tregoj një ëndërr me sinqeritet te Vëllai i Madh, tani e sheh gjithë Shqipëria. ‘unë kisha ardhur të prezantoja Bigun për dy ditë, më mbyllin sytë dhe Gimbo më propozon’…”, tha Selin teksa fliste për ëndrrën që ka parë.
“Është diçka shumë e mirë dhe unë ndihëm shumë mirë më këtë vajzë. Me heq mërzinë. Kjo e di kur jam unë nervoz, dhe unë e di kur ajo është nervozë”, tha ai.
“Qasjen e kam shumë të sinqertë, e vlerësoj dhe… s’di çfarë të them se më ikën fjalët (qesh). Ndihem mirë më të,” tha Selin.