Publiku merr vendimin, Rogerti rikthehet në shtëpinë e BBV

Publiku merr vendimin, Rogerti rikthehet në shtëpinë e BBV

Publiku ka marrë vendimin për Rogertin, pasi që nga e marta u fut në dhomën e reflektimit.

Rogerti u rikthye në shtëpinë  e Big Brother VIP Albania, ndërsa u prit në derën e dhomës së reflektimit nga Stenaldo, por pa e takuar, edhe pse Rogerti i kërkoi një përqafim.

Pas kësaj ai u ul ngjitur me Inën, e cila i kërkoi të ulej në divanin përballë.

Të vetmit banorë që takuan Rogertin ishin Artani dhe Juela.