Selin dhe Miri bisedë me kode pak para spektaklit, Gimbo sheh klipin ku flitet për të: Butonin e ke ti në dorë
Pak para se spektakli i sotëm të niste, Miri dhe Selin duket se kanë pasur një bisedë me kode mes tyre, menjëherë sapo Gimbo është larguar nga tavolina ku qëndronin të tre.
Në dhomën e surprizave, Miri tha se kanë folur për raportin miqësor mes tyre, për lojë si dhe raportin e saj me Gimbon.
Në këtë bisedë ndër të tjera Selin i thotë: Butonin s’e kam unë në dorë.
“Ne kuptohemi me sy, dhe kodet unë i kuptova për situatën që Selin më tha që ‘s’e heq dot me buton Gimbon’”, tha Miri.
Në dhomën e rrëfimit ishte Selin, e cila pa po ashtu të njëjtin klip si Miri, por duke mos e ditur që ky i fundit e ka dëgjuar dhe ka komentuar para saj.
“S’ka pas të bëjë me Gimbon në mënyrë absolute, ka pasur të bëjë me një sqarim e kam pasur me Mirin, unë herë pas here i kam thënë ‘unë shok, ti shok’. Sa për butonin, nga sa kuptova nga sinjalet e Mirit, ishte që me buton afrimin me Gimbon, dhe ndaj i thash që t’i s’po më kupton që unë s’kam një buton. Me Gimbon s’kam çfarë sqaroj se duket që kemi një raport shoqëror për momentin. Qasja ime s’ka pasur të bëjë fare me Gimbon”, tha Selin.
Ndërkohë të gjithë klipin dhe komentet e të dyve i kanë parë bonorët në dhomën e ndenjes.
“Meqë këtu shpjegimet keqinterpretohen, unë po e them nga ky moment dhe deri sa të dal nga shtëpia, unë Gimbos do t’i rri larg, dhe këtë raport nuk do ta zhvilloj këtu, sepse me të nuk e kam lojë”, tha Selin.