Emocione në Big Brother/ Luizi surprizohet nga vajza e tij, aty ku tre vite më parë këndoi këngën për Kiarën
23:09 - 10.02.2026
Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur nga ekrani.
Luizi, fituesi i BBVIP 2, doli nga ambientet e shtëpisë dhe pikërisht aty, ku tre vite më parë këndoi këngën e tij të famshme për Kiarën “Me Ty”, ai u surprizua nga Kiara dhe vajza e tij, Luna Mari.
Banori nuk i përmbajti lotët, teksa me një mesazh për banorët ai tha: “Ja çfarë fitova nga Big Brother. Më besoni, njerëzit jashtë duan më shumë këtë se çdo gjë tjetër. Kështu që dashuroni, dashuroni, dashuroni”.