“Më shumë shoh Malin me Stenaldon”/ Luizi analizon çiftet e mundshme në Big Brother: Mateo e ka mendjen te loja, Gimbo…

“Më shumë shoh Malin me Stenaldon”/ Luizi analizon çiftet e mundshme në Big Brother: Mateo e ka mendjen te loja, Gimbo…

Luizi: Unë hyra dhe personi që u tregua gangster me këmishë rozë. Sa hyra, më priti si gangster: “Kush je ti, legen?”, e të tjerë. I thashë: mos kështu, se ia nxive fytyrën babës. Personi i parë që mu afrua ishte Ina, iu afrova direkt Mirit: “Selin çfarë është?”, i thashë.

Vajza jote, apo pëlqim? As tani nuk e di akoma çfarë e ke. Dashuri shoh mes Malit dhe Stenaldos. Shoh pëlqim vetëm nga Gimbo. Ajo që vura re është që Gimbo e ka vendosur dashurinë para lojës. Dje kuptova që Mateo e ka më primare lojën sesa Brikenën. Ia thashë dhe do t’ia them, pashë disa momente edhe veten te ai kur zhgënjehesha dhe më erdhi keq. Nuk më kërkoi ndihmë, vuri lojën para Brikenës. Gimbos ia uroj me shpirt, ishalla jeni bashkë të dy.