Banorët mësojnë përmbajtjen e Kutisë së Pandorës/ Selin përplaset me Mirin: E shokuar që nuk ndryshoi qasje. Banori: Ja pse nuk e bëra
Në prime-n e sotëm në BBV, banorët mësuan përmbajtjen e Kutisë së Pandorës, mesazhin e babait të Selin për Mirin.
Kjo shkaktoi një përplasje të dy banorëve, Mirit dhe Selin, ku kjo e fundit u shpreh se ndihet e shokuar që Miri nuk ndryshoi qasje ndaj saj edhe pas mesazhit të babait.
Miri e komentoi mesazhin, duke thënë se nuk ndryshoi qasjen me Selin për shkak se nuk donte ta konfuzonte banoren.
“Jam pak e shokuar, por jo nga çfarë ka thënë im atë, nëse e ka parë atë sy, mendoj se ashtu është interpretuar. Shokohem nga Miri që s’ka marrë veprime të kujdesej, por arriti të thoshte ato fjalë karshi meje në shpellë. Mendoj që s’duhet ta kishte marrë shumë si ofendim, por ndihmë për të ndryshuar qasje, gjë që nuk e bëri kurrë”, u shpreh Selin.
Ndërsa Miri theksoi “Ka qenë emocion i interpretuar nga babai (i Selin). Nuk kanë qenë gjeste perverse. Më ketë lloj mesazhi që ka dhënë, ka thënë diçka që e ka perceptuar ai.”