“Letrën e babait nuk e kam zbërthyer nga emocionet”, Selin flet për marrëdhënien me Mirin: I kam kërkuar…

“Letrën e babait nuk e kam zbërthyer nga emocionet”, Selin flet për marrëdhënien me Mirin: I kam kërkuar…

Pasi banorët zbuluan përmbajtjen e Kutisë së Pandorës, Selin u përfshi në debat me disa nga banorët, si Miri, Artani, Juela dhe Mal.

Në lidhje me Mirin ajo u shpreh se “s’ka fjalë të përshkruajë negativitetin dhe ndjesinë e keqe që kam për Mirin si një baba për fjalët e një babai tjetër”.

“Sa i përket letrës së babait… ishte një letër që e kam kërkuar shumë herë. Kam qenë aq e emocionuar dhe nuk e kam zbërthyer. Kur është futur Greta, mendova se kishte ardhur për lojën e saj meqë isha zgjedhur banore e preferuar. Kur erdhi vëllai… kanë qenë disa takime, biseda me Mirin. Me ardhjen e vëllait i kam thënë Mirit ‘vëllai më tha të luaj vetëm’ dhe fjala e tij është urdhër për mua”, tha Selin.