Mateo si banori i preferuar, debate në shtëpinë e BBV/ Miri: U zgjodh nga historia e dashurisë. Rogerti: I ka hyrë vetja në qejf

Mateo si banori i preferuar, debate në shtëpinë e BBV/ Miri: U zgjodh nga historia e dashurisë. Rogerti: I ka hyrë vetja në qejf

Zgjedhja e Mateos si banori më i preferuar nga publiku në ‘prime’ të së martës ka shkaktuar debate mes banorëve në shtëpinë më të ndjekur në vend.

Sipas Mirit, Mateo u zgjodh i preferuar për shkak të historisë me Brikenën, ndërsa Rogerti u shpreh se ‘Mateos i ka hyrë vetja në qejf me një televotim që zgjati 1-2 orë’.

Ka parë Brikenën dhe ka hyrë me qëllimin ‘dua të lidhem me këtë vajzën’. Brikena nuk ia vari fare dhe hyri në lojë duke na sulmuar pasi e pa që nuk kishte histori dashurie. Njerëzit duan të dinë sa e pastër është kjo histori dashurie. Sa për gjuhën e përdorur do ta injorojnë në vazhdim”, u shpreh Miri.

Ndërkohë në mbrojtje të Mateos ka dalë Brikena, e cila tha se banorët e tjerë ‘plasën nga inati’.

Momentin që u zgjodh Mateo i preferuar, banorët e tjerë kanë plasur nga inati. Mateo u zgjodh se është njeri i sinqertë, jo për historinë me mua”, tha Brikena.