“Priti që ta falja, por e bëra pasi vdiq”, rrëfimi prekës i Alesios për të atin, shpërthen në lot kur sheh surprizën në ekran
Alesio ka rrëfyer historinë e jetës së tij, që thotë se e ka pasur të vështirë.
“Jeta ime ka qenë e shthurur, çdo gjë në jetë më është dashur ta bëj vetë. Frika ka qenë shoku im më i mirë. Vendosa të krijoj një familje, kemi bërë tre fëmijë si drita dhe e falënderoj Katerinën. Djalin e vogël e kam pikë të botët se kur ka lindur ka pasur rrezik për jetën”, tha ai teksa fliste për fëmijët.
Një moment prekës ishte dhe rrëfimi që bëri për të atin.
“Vjet ka qenë një vit shumë i keq për mua, vdekja e babait tim ishte e rëndë, edhe pse s’kam jetu me të. Priti që ta falja, por nuk e fala dot.
Më ka prit deri në mëngjes, e ka prit faljen time, pas vdekjes ia kam thënë që e kam fal…”, është shprehur ai në dhomën e rrëfimit.
Pas rrëfimit ai ka marrë një videomesazh nga tre fëmijët e tij, të cilët i dërguan puthje nga lart dhe i thanë se e duan.