“Kemi hyrje-dalje familjare”/ A njihen Rogerti dhe Selin? Ja si përgjigjen banorët në Prime

“Kemi hyrje-dalje familjare”/ A njihen Rogerti dhe Selin? Ja si përgjigjen banorët në Prime

Akuza të shumta janë ngritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aty ku Rogerti ka deklaruar shpesh se njeh familjarisht nga jashtë Selin.

Në Prime-n e së martës, Rogerti u shpreh se kanë hyrje-dalje familjare, ndërsa Selin tha se nuk e njeh aspak Rogertin, ndërsa pjesë e diskutimit u bë edhe Greta.

Greta: E mbaj mend shumë mirë, në fillim nuk më është kujtuar sepse nuk e bëja lidhjen, por pasi filloi të tregonte situatat nga jashtë me djalin, mu ndez llamba dhe e bëra lidhjen. Mendoj që Rogerti është futur për të bashkëpunuar, por nuk ka ditur të qaset me Selin.

Rogerti: Nusja ime njeh tezen e saj, kemi hyrje e dalje familjare, kam takuar edhe burrin e saj 2-3 herë. Nuses time ia ka konfirmuar tezja e Selin që do të futet në Big Brother dhe nusja ime i ka thënë që do të futet Gerti. Tezja e saj i ka kërkuar gruas time që ta suportojë dhe unë, kur jam futur në fillim, jam futur që të bashkëpunoj me Selin që të shkojmë si zotëri dhe si zonjë deri në finale.

Selin: Unë nuk e njoh fare Rogertin nga jashtë. Kur ka thënë djali im Marloni dhe Londrën, më është kujtuar diçka dhe e kam menduar që mund të njohë njerëzit e mi, konkretisht tezen, dhe menjëherë i kam thënë produksionit se mund ta njohë familja ime, por unë nuk e njoh.