“Hedh hipoteza dhe më provokon”/ Prishet ortakëria mes Mirit dhe Rogertit? Banori: Për sa kohë kemi armiq të përbashkët, do bashkëpunojmë
Krisje ka pasur edhe në grupin tjetër të shtëpisë. Ortakëria mes Mirit dhe Rogertit duket se është prishur.
Rogerti ka akuzuar Mirin se do të prishë miqësinë e tij me Juelën, por shton se bashkëpunimi do të vazhdojë për sa kohë “armiqtë”, sipas tij, janë të përbashkët.
Miri: Tanin nuk ke nevojë ta fusësh me një plan, sepse ai këtë punë ka. Unë i kam thënë që të bëjë lojën e vet dhe të mos përziejë njerëz të tjerë. Tani e di vetë. Kurse për ty (Rogerti), ke hallin të të thyejnë zemrën. Ti, kur flet me mua, hedh hipoteza pafund. Janë provokimet e tua. Unë vazhdoj lojën time duke iu dëgjuar të gjithëve. Ty nuk të kam kontrolluar asnjëherë, por as ti mua.
Rogerti: Ti dhe Tani, po mundoheni të na përçani mua dhe Juelën. Unë jam duke u afruar te mendimi që ti je i pabesë. Unë nuk komandoj asnjë që t’ju prish juve të dyve.
Artani: Rogert Sterkajn e kam pritur unë i pari këtu. Gjithë inatin e banorëve e kam marrë vetëm nga Rogerti. Ti je krap Shkodre dhe ke rënë në grepin tim. Me të drejtë më kanë thënë që jam me Rogertin. Duke nisur që nga nesër, do e shohësh guralecin te këpuca jote.
Rogerti: T’i japim pak seriozitet. Herën e fundit, Arbër Hajdari tha: “Ti do Rogertin, Rogerti do Juelën”. Këtë po ta konfirmoj unë. Deri sa kemi një armik të përbashkët siç është Selin dhe Brikena, atëherë do bashkëpunojmë.
Juela: Unë kam një ortakëri me Rogertin që ka ardhur shumë rrjedhshëm dhe Miri nuk është futur kurrë. Sa i përket Tanit, atë nuk e fokusoj ose te Rogerti, ose te Miri. Unë kam paguar një çmim të lartë kur vendosa të luaja një lojë për të mbajtur këtë presion.