Nominimi i Mirit si lider/ Si e pritën Brikena, Mateo, Selin dhe Gimbo televotimin

Nominimi i Mirit si lider/ Si e pritën Brikena, Mateo, Selin dhe Gimbo televotimin

Në Prime-n e së martës, Miri u zgjodh lider i shtëpisë dhe avantazhi i tij ishte të dërgonte katër banorë në televotim.

Ai zgjodhi Brikenën, Mateon, Selin dhe Gimbon, me dy prej tyre që do të shkojnë në një nominim kokë më kokë se kush do të lërë shtëpinë të martën e ardhshme.

Por si e pritën të katërt banorët këtë nominim? Ja si e komentuan ata në Prime:

Brikena: Në momentin që Miri na dërgoi në nominimin, unë fola me Selin dhe Gimbo dhe i thashë që nuk do i sulmoja. Nëse jemi deri këtu, publiku e di që kush jemi ne. Nuk besoj që një nominim mund të ndryshojë diçka. Mendoj se Miri e ka bërë këtë nominim për të na nxjerrë mua ose Mateon, sepse nuk i leverdis të dalë Selin ose Gimbon.

Mateo: E dija që Miri do të bënte këtë nominim, sepse na ka kundërshtarë. Ai do të nxjerrë Gimbon, që ta ketë Selin për vete. Sa i përket komenteve të Rogertit, s’më intereson fare, sepse unë Brikenën dua ta shoh lartë e më lartë.

Selin: Miri e tha në klip qartë, që do ta shohë ‘atë’ pa Gimbon dhe ‘atë’ jam unë. Jo detyrimisht të çohesh dhe të dalësh armik i njëri-tjetrit. Mateo doli te situata e krevatit me Mirin. Ndërsa me Brikenën kemi pasur një diskutim më të gjatë, nga i cili dola me shumë rezultate, disa nga të cilat më lanë për të dëshiruar.

Gimbo: Unë nga fillimi, kur Miri e kishte në dorë, e dija që do më çonte dhe mua. Sa i përket fjalëve që kanë folur banorët, i dija që do i thonin. Po e them, DJ Gimbo nuk ka bërë kurrë lojë me dredhi. Miri i ka dy emra në lojë, Gimbon edhe Selin. E di ky shumë mirë ku i dhemb.