“Je shumë e fortë, na ke bërë krenarë”/ Brikena surprizohet nga babai i saj: Forca ‘amore’, përshëndes edhe Mateon
00:03 - 18.03.2026
Brikena u surprizua nga babai i saj, i cili me anë të një lidhje telefonike, foli pas shumë kohësh me të bijën.
“Je shumë e fortë. Bravo. Jemi shumë krenarë me ty. Më vjen keq që nuk të takoj dot sot. Të gjithë jemi mirë. Të gjithë jemi shumë krenarë me ty. Forca ‘amore’. Të do babi shumë. Vetëm përpara. I ke ngjarë babit me karakter. Ju përshëndes të gjithëve. Jeni të mrekullueshëm. Edhe Mateon e përshëndes”, tha babai i Brikenës.
Nga ana tjetër, banorja iu përgjigj: “Për mua këto fjalë janë sikur të fitoj Big Brother-in. të dua shumë. Më fal nëse të kam mërzitur. Jeni krenaria ime. Dua vetëm t’ju bëj krenare dhe të ndiheni mirë”.