“Ke shumë ego, je arrogante”/ Juela dhe Selin përplasen ashpër, banorja: Do mbash përgjegjësi, nuk e toleroj që…

“Ke shumë ego, je arrogante”/ Juela dhe Selin përplasen ashpër, banorja: Do mbash përgjegjësi, nuk e toleroj që…

Selin dhe Juela janë përplasur ashpër gjatë prime-it të sotëm.

Banoret janë përplasur ndërsa kanë vënë në diskutim vlerat e njëra-tjetrës. 

Pjesë nga debati:

Juela: “Sa e ke vlerën ti Juela?” E bëre këtë pyetje apo jo?

Selin: Nuk ka lindur njeri të më tallë mua.

Juela: “Sa shitesh ti, Juela?” Ti do të mbash përgjegjësi. Nuk ia lejoj kësaj vogëlusheje.

Selin: Vogëlushe me përvojë.

Juela: Kjo vajzë më tha se do të mbajë përgjegjësi. Nuk ia lejoj të më përcaktojë vlerën time 0. Kjo vajzë ka ego drastike, arrogancë të paparë. Kjo vajzë çdo gjë e lidh me kontekst të ulët.

Selin: Nuk e kuptoj pse ajo është aq e prekur. Ajo e ka thënë vetë që është askushi. Tani, në publicitet, më akuzoi në lidhje me Mateon. Po flisja për vlerat njerëzore.

Juela: Mashtruese.

Selin: Do të mbajë përgjegjësi, nuk ia toleroj. Më ka bërë pyetje se me sa shitem.