Avantazhi i liderit, cilët janë dy banorët që Rogerti dërgon në televotim kokë më kokë për të martën
01:39 - 22.03.2026
Rogerti u zgjodh lideri i shtëpisë këtë javë, gjë që i dha atij një avantazh në nominimin e së shtunës.
Pak ditë më parë, ai ndau shtëpinë në disa dyshe për sfidën e rezistencës.
Këtë të shtunë, ai duhet të zgjidhte një nga këto dy dyshe për ta dërguar për në televotim për të martën.
Rogerti zgjodhi që në nominim kokë më kokë të dërgonte Stenaldon dhe Mateon, me njërin prej tyre që do të lërë shtëpinë të martën.