Nominimi i fortë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Stenaldo eliminohet nga gara, Mateo vijon lojën
Një nominim i fortë mes Stenaldos dhe Mateos përfundoi me eliminimin e njërit prej tyre nga publiku.
Stenaldo është banori i cili u largua nga shtëpia, si më pak i votuari nga publiku për vijimin e rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP 5”.
Por këtë herë, mënyra se si dy banorët morën vesh eleminimin ishte ndryshe.
Në dhomën e rrëfimit u thirrën dy njerëzit më të afërt të tyre, Mali, i Stenaldos, dhe Brikena, e Mateos.
Do të ishin ata që do t’u jepnin lajmin për rezultatin, ku për Mateon rezultoi pozitive, e për Stenaldon jo.
As fati nuk ishte në anën e tij në këtë eliminim, pasi bileta ishte vetëm vajtje, duke ndërprerë përfundimisht garën.
Ai preferoi të takonte gjatë largimit vetëm Selinin, Malin dhe Nikol, duke i konsideruar njerëzit më të afërt në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Nominimi për dy banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u hap të shtunën, pas avantazhit të Rogertit si lider. Ai vuri kokë më kokë në nominim Stenaldon dhe Mateon.