“Jam shumë krenare”/ Çifti Brikena-Mateo ngjallin debate në shtëpi, Juela: E përdore kartën e dasmës për finale. Miri: Ishte guri i fundit…

Dasma mes Mateos dhe Brikenës mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar shumë debate gjatë prime-it të sotëm në shtëpinë e Big Brother VIP.

Miri dhe Juela vazhdojnë të jenë mosbesues për marrëdhënien e tyre duke u shprehur se banorja e përdori këtë situatë për të arritur në finalen e madhe.

Nga ana tjetër vetë Brikena është shprehur se është shumë krenare për raportin që arriti të finalizojë.

Pjesë nga debati: 

Mateo: Të shihja këtë klip ishte kënaqësi. Çdo moment, debate, përqafime dhe përfundimi më i bukur s’ka ku shkon.

Brikena: Çdo gjë ka ardhur papritur. Unë jam shumë krenare që jam bashkë me Mateon.

Juela: Dasma pati një energji shumë pozitive. Unë personalisht nga çifti nuk pashë shumë emocione. Mateos ia mori nurin bukuria e Brikenës. Brikena e përdori kartën e dasmës për finalen.

Edisa: I kam thënë, nëse e keni të vërtetë, Zoti jua sjelltë mbarë.

Miri: Te dasma, mua më duket guri i fundit për në finale. Do t’i bëjë më shumë punë Brikenës. Një herë u puthën, një herë jo. Jo, u ndanë, u bashkuan, u larguan. Tani erdhi momenti të bëhej dasmë për 24 orë.

Brikena: Ndodh shumë herë edhe në jetë që në fillim nuk duhen dhe pastaj bëjnë fëmijë bashkë.

Miri: Po flas për Big Brother, o Brikena.

Mateo: Kjo është lufta jote imagjinare.

Miri: Nëse fati ishte BB, lum si ju.

Selin: Dasma nuk kishte fare koment, çifti ka qenë në më të mirën e tyre. Më vjen shumë mirë. Mateon e kam besuar gjithmonë dhe në këtë pikë e besoj edhe Brikenën.

Rogerti: Brikena është e etur për finalen.