“Je hipokrite”/ Kush meriton të shkojë në finale mes çiftit Mateo-Brikena? Selin debat me banorin: Je egoist

Selin mendon se Brikena është më e fortë se Mateo në lojë, ndërsa ky opinion ka përplasur dy banorët.

Mateo tha se mendimi i Selin nuk është i sinqertë, ndërsa sipas tij ajo ka bërë goditje të ulëta. Ndërkohë, sipas opinionistit Arbër Hajdari, mendimet e Selin janë kontradiktore.

Pjesë nga debati:

Selin: Unë i thashë finalist, për interesin tim të lojës thash emrin e Mateos, pasi Brikena mund të jetë konkurrente më e fortë. Deklarata ime kishte të bënte me partneren e Mateos. Ishte hipokrite që deklaratën time për Brikenën e ktheu kundër vetes së tij.

Mateo: Selin kërkon konfirmimin e Rogertit. Nëse ti do e thoje me sinqeritet “fiton Brikena”, do të të jepja dorën. Por ti ke provokuar, ke bërë goditje të ulëta. Do të më nënvlerësosh.

Selin: Unë e kam thënë që Big Brother do doja ta fitonte një vajzë. Nuk duhet ta kishte marrë si sulm, por si vlerësim. Mateo ka pasur argumente, më pas është bërë përsëritës.

Mateo: Ti je bërë bajat me historinë Miri-Selin. Je hipokrite. Përgjigjen ta dhashë: unë dhe Brikena jemi në finale dhe të dy jemi më lart se ty.

Selin: E ke dashurinë për këtë lojë të tmerrshme. Ose thua dua finalen dhe ta fitoj.