Rikthehet në Big Brother Vip Einxhel Shkira, këtë herë në rolin e opinionistes…

Rikthehet në Big Brother Vip Einxhel Shkira, këtë herë në rolin e opinionistes…

Emri i saj lidhet shumë me Big Brother. Pasi krijoi dinamika të shumta dhe emocionoi me historinë e saj të dashurisë, Einxhel Shkira rikthehet në “BBV”, por këtë herë në rolin e opinionistes.

Gjatë mbrëmjes së sotme, së bashku me Ori Nebijaj, ajo do të japë opinionet e saj në lidhje me situatat e krijuara në shtëpi. Einxhel njihet për deklaratat e saj të guximshme, ndaj me siguri duhet të presim shumë sonte nga ajo.

Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Spektaklin e sotëm do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.