“Kush provokoi kë?”/ Debati mes Eglës, Ilnisës dhe Meritonit, nxehen gjakrat në spektakël
Është diskutuar mbrëmjen e sotme në spektaklin e madh të ‘Big Brother VIP3’, konflikti i krijuar këtë javë mes çiftit Ilnisa- Meriton dhe Eglës.
Teksa të tre kanë degraduar bisedën e tyre me ofendime, të cilat tejkalonin lojën, duket se treshja ende nuk ka gjetur një zgjidhje.
Pjesë nga biseda:
Ledion Liço: Kush provokoi kë?
Egla: Situata nuk është dhe aq e mirë Ledion. Ilnisa me djaloshin zëre se kanë filluar punë. Pasi lënë krevatin qëllimi i tyre është të vijnë të më ndjekin për të më nxjerin nga vetja. Menjëherë pasi ndodhi rrëfimi me Julian, të dy më bëjnë një mini gjyq të vogël nga krevati, duke më përmendur emër, mbiemër, punën ku punoj dhe duke thënë që ne do takohemi jashtë. Më kanë bërë të ndihem keq, edhe pse unë mundohem të dukem e fortë por me thënë të drejtën më ka rënduar diçka. Nuk është një situatë që mund të mbaj lojën e këtyre kalamajve. Nga imazhet u pa qartë që Ilnisa më ka ndjekur këmbë pas këmbe duke më detyruar që të flisja. Me Meritonin nuk jam shumë e qartë se çfarë ka duke më thirrur teta, dhe pse unë nuk ia kam dhënë këtë kofidencë. Duke i lënë të kuptonte që unë nuk ia kam dhënë këtë kofidencë dhe i jam afruar dhe i kam bërë gjestin duke e kapur nga faqet. Dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer.
Ilnisa: Unë deri më tani mendoj se jam njeriu më transparent. Në rastin konkret jo vetëm mua po të gjithëve, nëse ka njeri që të gjithëve iu bie në qafë është vetëm Egla. Unë nuk di të zgjohem dhe të shkoj pas fustanit të teta Eglës.
Egla: Jo teta Egla mua se të erdha të kapa në faqe. Ti je 40 vjeç ke gocën sa mua. Ledion unë jam Egla, mund t’i shpjegosh Mertonit që unë s’jam teta sepse ndryshe unë do t’ja shpejgoj.
Meriton: Etiketimet e tua që ti m’i bënë mua unë nuk kam rënë në nivelin tënd. Për shkak se do të më prishësh imazhin dhe fillove të më thoshe djalosh.
Egla: Po pasi më treguat gjyqin, më gjetët avokatin dhe më futët në burg.
Meriton: E shikon që nuk duhet t’i prishësh imazhin tjetrit
Ndërkohë spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.