“Të ka lënë Zoti pa fëmijë”/ Çfarë qëndrimi mbajtën opinionistët për komentin e Ilnisës ndaj Eglës? “E shkel vijën e kuqe me të dyja këmbët”
Për konfliktin mes Meritonit, Ilnisës dhe Eglës mendimin e tyre e kanë dhënë dhe opinonistët e ‘Big Brother VIP3’, Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari.
Teksa të dy kanë sjellë në vëmendje komentin e Ilnisës drejtuar Eglës për faktin që kjo e fundit nuk ka fëmijë, ata e kanë konsideruar këtë gjë si të rëndë dhe të papranueshëm.
“Unë e kam ndjekur këtë marrëdhëne. Është e vërtetë që provokimet janë shtuar pak ndaj Eglës ku as ajo nuk i ka lënë mangut. Për mua janë disa momente kur janë kaluar pak limitet e normalitetit.
Jam munduar të mirëkuptoj ditët e gjata që janë brenda shtëpise, psh të thuash ‘ule kokën poshtë jorganit’, unë nuk mendoj që ata si çift duht të bëjnë ndonjë gjë mbi jorgan.
Së dyti nuk e shikoj të arsyeshëm komentin e Ilnisës që i thotë Eglës faktin që ajo nuk ka fëmijë. Apo ashtu siç nuk e shikoj të arsyeshme që të kapësh tjetrin nga faqet.
Egla është një lojtare që sheshherë provokon deri në limietet e banorëve, por në Prime tërhiqet dhe tregon më maturi dhe pjekuri.
Tek kjo treshe pash një tendencë të Meritonit dhe Ilnisës për tu angazhuar pak me Eglën.”- tha nga studio Arbër Hajdari.
Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe komentet për Eglën ku Ori është shprehur se shpEsh Egla si lojtare e shkel vijën e kuqe të durimit të banorëve me ty dyja këmbët, por tepër e rafinuar për t’ua lënë të tjerëve fajin.
“Unë mendoj se e gjitha ka ardhur si një mundësi për të zgjuar edhe Ilnisën nga gjumi.
Së bashku me Meritonin ata të dy asnjëherë nuk e hedhin poshtë njëri-tjeterin, teksa kjo është për tu duartrokitur. KY debat është jashtëzakonisht shumë vulgar dhe nuk mendoj që Ilnisa ndihet letrare dhe akademike kur i thotë Eglës që ty të ka lënë Zoti pa fëmijë.
Ashtu siç mendoj se Egla është dinake dhe e kujdesshme që mundohet të mos e kaloj asnjëherë masën, duke ia lënë fajin tjetrit.
Egla dhe në shumë sherre të tjera me banorët, vijën e kuqe e shkel me të dyja këmbët, por banori që ka përballë e kalon nja 10 hapa më shumë dhe ngelet evazive për të diskutar se Egla është luftarake dhe ngacmuese.”- tha Ori Nebijaj për konfliktin mes çiftit Meriton- Ilnisa dhe Eglës.
Ndërkohë spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.