“E lëshove sepse nuk të shërben më”/ Neda Balluku- Rozanës: Ti i ke vjedhur “Big Brother”-in e saj Livias

Neda Balluku ka komentuar sot “krisjen” e raportit mes Rozanës dhe Livias, një moment që ajo e cilësoi si “lëshim” nga ana e Rozanës.
Sipas opinionistes, kjo ka ndodhur sepse Rozanës nuk i shërben më Livia, e madje Neda shtoi se Rozana ia ka vjedhur “Big Brother”-in e saj banores, sespe e ka mbajtur “nën umbrellën” e saj.
“Lëshimi ka ardhur sepse nuk i shërben më për asgjë. E para, Livia i ka shërbyer Rozanës për ta dëgjuar sepse kur ajo donte t’i fliste publikut dhe e mbante Livian aty. E dyta, dikush që të adhuron e të sheh si idhull, sigurisht që të shërben. Këtë sot Rozanës ia bën Egli dhe Valbona dhe ndaj Livia nuk i duhet. Nuk e di si do shkonte rrugëtimi i Livias po të mos ishte nën ubrellën e Rozanës por di të them se, po e them për herë të parë, ti Rozana ia ke vjedhur ‘Big Brother’-in e saj Livias.”- tha Neda Balluku.