Agravon debati me Rozën, Romeo e shpall non grata!
Roza dhe Meri kanë patur një nga debatet më të ashpra, teksa gazetarja është shprehur se Meri e ka goditur në fytyrë gjatë një bisede. Klipi i debatit të tyre është transmetuar, por si kanë reaguar banorët e tjerë pasi panë klipin e përplasjes mes tyre?!
“Skizofrene është një fjalë shumë e rëndë…” Egla
“Reagimi im ishte pasojë e veprimeve!” replikon Roza
“Kjo vajzë është shumë tendencioze, kjo ka qenë me shumë banorë. Për mendimin tim nuk është shpullë, është diçka e papërfllishme. Ne jemi përballë dy personazheve, një personazhi të sinqertë që ka një shpërthim, por ne e marrim të gjithë me sportivitet…” Juli
“Imagjino me të shumëzuar me 0 të gjithë banorët. Por ajo provokon me ato pyetje sepse do të bëjë skandale. Kemi edhe ne pyetje që duam t’i bëjmë, por nuk ia bëjmë…”
“Ose gënjen, ose harron. Betohet te vajza…” Rikja
“Jam dakord me Romeon. Roza e di pikën e dobët të Merit, është njeri shumë hipokrit…” Heidi
“Atë shuplakën nuk e meritova. As kërcënimin nuk e meritova… Ky është karakteri im! Ti ke lojën tënde, unë kam lojën time…” Roza
“Mos e bëj se je e shëmtuar. Ose je naïve ose je njeri i keq. Të kam shpallur non grata…” Romeo
“Më përmendi mamin. Çfarë the Romeo për nënën time?! Çfarë problemi ke…” Roza
“Roza është një provokuese në maksimum…” Klodi