Ankesat e banorëve për lidershipin e saj! / Ilnisa: Nëse u ka mbetur pak respekt në zemër…
Është vetëm java e parë e “BBV3” dhe dinamikat kanë nisur tashmë. Banorët kanë krijuar, aleanca dhe grupime me njëri-tjetrin, teksa kanë filluar dhe pëlqimet e flirtet e para mes tyre. Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.
Dinamikat janë lidhur edhe me zgjedhjen e lideres, pas largimit të papritur të Drinit. Ishte pikërisht Ilnisa banorja e cila siguroi më shumë vota, por duket se lidershipi i saj nuk u prit aspak mirë. Pas një klipi të transmetuar mbrëmjen e sotme me komentet negative të banorëve për të, ja si u shpreh Ilnisa.
“Nëse u ka mbetur pak respekt në zemër, duhet të thonin edhe diçka që mesa duket nga goja e tyre nuk do dalë kurrë, është e mira…
Nuk mundet të përqafohet asnjë lider, lider është një term dhe pushtet shumë i gjerë. Ne këtu nuk kemi ardhur për të bërë liderin… Lideri që mendoj unë dhe ai që mendoni ju (banorët e tjerë) janë dy gjëra të ndryshme.”