Meri debaton ashpër me Rozën: E ka me selikon, prandaj i lëviz mjekra…/ Roza: Zonja në fjalë shpif!
Debatet kanë nisur në shtëpinë e “BBV3” tashmë. Roza dhe Meri kanë patur një nga debatet më të ashpra, teksa gazetarja është shprehur se Meri e ka goditur në fytyrë gjatë një bisede. Debati mes tyre ka nisur tashmë në Prime, teksa Meri është shprehur si më poshtë…
“Mesa kam kuptuar disa njerëz kanë zgjedhur armët me të cilat do luajnë në “BBV”, disa performojnë me kulturën, batutat, por disa kanë zgjedhur si armë provokimin. Nuk e kam zgjedhur unë, por Roza. Kjo është arma më e keqe, më e ndyrë. Ne këtu duam të tregojmë një nivel pak më të lartë. Kjo tregon që ti je mësuar me jetën e rrugës. Është një lojë e pisët…”
Roza replikon si më poshtë, por Meri e ndërpret…
“Nuk besoj që unë të flas me Zonjën Meri…” Roza
“Meri, jo zonja Meri, mundësisht mos ma përmend emrin fare, thuaj banorja e “BBV3”.” Meri
“Zonja në fjalë shpif.” Roza
“Çfarë të kam shpifur unë?! Për zonjushën në fjalë, se zonjushë pak e madhe në moshë… Ti po më provokon… Apo se ishe shoqe me Ilnisën dhe u bërë dhe ti garipe…” Meri
“Karakterin tënd në lidhje me mua e ke shkelur…” Meri
“Atë do e shikojmë… Çfarë të djeg kaq shumë?!” Roza
“Më djeg mënyra e ndyrë për të lozur dhe për ta bëre pjesë e shoqërisë shqiptare…” Meri
“Pse merr flakë kështu?” Roza
“Dua të marr nuk të jap ty llogari.” Meri
“Ka krijuar një kështu që është gazetare dhe bën intevrista…” Meri
“Ky është zanati im…” Roza
“Për t’i bërë qejfin, mbaroi intervista dhe tha pse më qëllove. Kush të qëlloi moj vajzë?! Pse më lëviz mjekra tha, mos e ke me selikon…” Meri
Roza qesh…
“E paska mbushur me selikon mendova, dhunë quhet kjo?!” Meri