Pas pak spektakli i “Big Brother VIP”! Ja ku mund ta ndiqni LIVE

Pas pak spektakli i “Big Brother VIP! Ja ku mund ta ndiqni LIVE

Spektakli i “Big Brother VIP” pritet të mbërthejë edhe mbrëmjen e sotme publikun para ekranit të “Top Channel”.

Edhe pse kanë kaluar vetëm 10 ditë që prej nisjes së edicionit të tretë, dinamikat në shtëpi janë të shumta, teksa banorët janë përfshirë në debate dhe situata të ndryshme. Nga ana tjetër, Alfio, Gabriele, Gazmendi, Hedi dhe Meri janë 5 banorët që janë të nominuar për këtë javë dhe votat e publikut kanë vendosur se cili prej tyre do të shpëtojë, e cili do ta ndërpresë këtu rrugëtimin.

Këtë mbrëmje po ashtu, Vëllai i madh do të vendosë për fatin e banorëve, të cilët kanë thyer rregullat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të gjithë do mund t’a ndiqni spektaklin e sotëm LIVE prej orës 21:00, në kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother 1” dhe Big Brother 2”, e po ashtu në ekranin e “Top Channel”. Gjithashtu, mund të na ndiqni edhe në kanalin e YouTube, “Top Channel Albania”.

Linku për të ndjekur “Big Brother VIP” live në You Tube: Klikoni këtu!