Moment i trishtë dhe surprizë e bukur, Roza takon qenushen e saj
23:20 - 27.01.2024
Roza kaloi një moment të trishtë këtë javë, pasi festoi ditëlindjen e qenushes së saj, Sasha, e cila nuk jeton më. Pas klipit, ajo tha:
“Njeriu ka logjikën, ka egon. Kafsha e ka logjikën, e përfiton nga njeriu, kurse ego jo. Nuk jam zhgënjyer kurrë nga kafshët. E kam mbushur familjen me kafshët që të krijoj një familje të madhe”.
Gjithsesi, pas një momenti të trishtë vjen një surprizë e bukur. Roza kështu u takua me qenushen e saj të re, Gajën, me të cilën kaloi disa minuta vërtet emocionuese:
“Kujtoja se do kishte harruar. Ka ndenjur me mua pak. E paska marrë malli për mua. Nuk më ka harruar”.