“Shumë banorë po përfitojnë nga situata”/ Meritoni për dënimin e Vesës: Ajo fliste cepave të shtëpisë…

“Shumë banorë po përfitojnë nga situata”/ Meritoni për dënimin e Vesës: Ajo fliste cepave të shtëpisë…

Dënimi i Vesës pas arratisjes nga kazerma krijoi debate të forta në shtëpi.

Gjatë spektaklit të sotëm, Meritoni tha se shumë banorë që nuk ishin në kazermë po përfitojnë nga situata e Vesës, për të krijuar debate. Ndër të tjera, Meritoni tha se nuk i pëlqeu reagimi i Vesës, e cila sipas tij, filloi të fliste nëpër cepa kundër banorëve që ishin me të në kazermë.

“Vesa e ndryshoi mendimin pasi doli jashtë, ajo mendoi se ne e braktisëm. Por ne e kemi thënë që do e mbështesim. Që nga Rikja edhe unë e thashë që nëse vjen zarf i zi, do isha i pari që do dilja. Jo vetëm Romeo. Mua më pengoi fakti që në momentin që Vesa vazhdoi të nesërmen të fliste në cepat e shtëpisë, mendova që e humbi heroinë nqë e bëri për ekipin. Shumë banorë po përfitojnë nga situata e kazermës, disa që nuk ishin fare aty brenda.  ”- tha Meritoni.