“Lëvizja jote ishte kërcënuese”/ Arbër Hajdari për konfliktin Sara- Meri: O vajzë e dashur…
Opinionisti i BBV3 Arbër Hajdari ka komentuar konfliktin mes Sarës dhe Merit, teksa e ka konsideruar atë si një kërcënim. Nga ana tjetër, kjo gjë nuk është pranuar nga Sara, ndërkohë që Albi teksa ka dhënë mendimin e tij ka treguar se Meri nuk është provokuar vetëm nga Sara por dhe nga Ilnisa.
Arbër Hajdari: Lëvizja jote me hapa të ngadaltë ndaj Merit ishte kërcënuese dhe nuk ishte normale. O vajzë e dashur unë nuk të ndërpreva ty, ça ke që mërzitesh? Në kuadrin e fjalëve, tashmë veshi im është mësuar. Unë nuk mund të pranoj faktin që iu afrove ashtu sepse dukej sikur po e qëlloje Merin. Sara nëse ti do që ne të besojmë që ti po shkoje për ta përqafuar, në rregull.
Sara: Unë s’kam ardhur në BBV për të rrahur Merin. Për ça e falni kaq shumë këtë njeri o vëlla. Pse çfarë është Meri?
Albi: Meri ka qenë e provokuar nga Sara por me keqardhje e them që ka qenë e provokuar dhe nga Ilnisa. Duke e ditur temperamentin e shoqes tënde duhet ta neutralizosh atë jo ta nxitësh.
Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality shoë, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother Vip” ndryshojnë nga momenti në moment. Mes banorëve kanë nisur miqësitë, debatet dhe flirtet e para e duket se ky edicion premton shumë surpriza.
Ndërkohë që spektaklin e sotëm do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.