“Unë dhe Juli jemi në konkurrim të fortë!”/ Gazi mohon aleancën me Julin, debaton me Gracianon…
22:26 - 03.02.2024
Debatet kanë qenë të shumta mes banorëve dhe ‘gjakrat janë ndezur’ mes tyre. Debate ka pasur edhe mes Julit dhe Gracianos, teksa ky i fundit mendon se ka një aleancë në dyshen Gazi-Juli. Por cila është përgjigjja e Gazit lidhur me këtë aleancë?!
Graciano – Më dukeni aleatë. Kur flet Juli dhe kur flet Gazi. I njejti humor… Ta kam thënë këtë… Ti për mua je tendencioz dhe provokon
Gazi – Ti akoma nuk më njeh mua
Graciano – Flas për aq sat ë njoh
Gazi – Të garantoj që nuk ka aleancë… Juli ka debat shumë të fortë me Rozën, unë nuk kam dalë krah tij. Unë kam pasur debat me Ilnisën, Juli s’ka dalë krah tim kundër Ilnisës. Ne na pëlqejnë hedhja e batutave, nuk është aleancë. Unë dhe Juli jemi në konkurrim të fortë.