Zgjedhja e liderit të shtëpisë, debat i ashpër ndizet në “prime”/ Ilnisa: Komplot kundër meje…
Një debat i ashpër u ndez në “prime” për zgjedhjen e liderit të ri të shtëpisë që ishte Vesa. Sipas Ilnisës ky ishte një komplot nga banorët e tjerë për të.
Vesa: Dua t’i falënderoj të gjithë banorët që më kanë votuar me dëshirën e tytre për lider. Nuk ka qenë në asnjë moemtn lobim nga ana ime.
Ilnisa: Jo, jo. E dashur Ilnisa që po tutem para teje. S’ka lidhje fare avantazhin. Nuk ke pse e përdor avantazhin e Vëllait të Madh në këtë pjesë. Tregoje njëherë të vërtetën e dashur.
Vesa: Çfarë njerzillëku je duke treguar këtu.
Ilnisa: Ç’lidhje ka kjo me situatën. Ke katër ditë që rrotulises si ai guri kur bie nga mali. Aman më hap njëherë atë derën.
Juli: Unë jam një simpatizant i zgjedhjes së vajzave në këtë detyrë. Siç e patë dhe ju atje jam garant që s’ka asnjë “puç”.
Ilnisa: Fol mirë, fol drejtë. Trego të vërtetën. Ti e di mirë që nuk është në punët e shtëpisë gjëja.
Juli: As nuk ka pasur një plan që të vendoset Vesa se ka një konflikt me Ilnisën. Unë personalisht te “mbledhja” që është bërë atje, unë kam propozuar një vajzë dhe e kam shoqëruar me emrin e Rikes, me idenë që çdo vajzë do e marrë javë pas jave.
Gazi: Nuk ka pasur asnjë diskutim. Ka qenë vetëm një moment që Erjola ka thënë që s’donte ta bënte liderin. Për Vesën kam një mendim absolut që ka punuar më shumë. Juli ka këmbëngulur për Riken. Rikja ka thënë që do zgjidhte Julin. Dhe nuk ka pasur asnjë kompromis.
Egla: Edhe sikur, nuk i ka shkuar asnjërit ndërmend që të vendosë Vesën kundër Ilnisës.
Dea: Unë kam qenë prezente në këtë rast dhe kam thënë që është zgjedhur rastësisht.
Ledjona: Kam qenë unë, Dea, Gazi dhe Rikja. Kemi biseduar punën e liderit dhe kemi thënë që duhet të jetë një vajzë. Është përmendur emri i Vesës, i imi dhe i Rikes. Ilnisa ka qenë aty, ne ja kemi sqaruar dhe është bindur.
Juli: A mund ta di nga Ilnisa që duhet t’ia bëj unë këtë gjë?
Ilnisa: Gjithë shtëpia është ngritur në këmbë. Ti e di që nuk jam unë që sulmohem në fund të nominimit, por do jetë personi që të intereson ty.
Albi: Jo më larg se dje, mora një xhiro Ilnisën duke më parashtruar gjithë situatën. Po e dëgjoja dhe e pyeta se cili ishte qëllimi i gjithë kësaj. Tha që është ajo pika që goditet dhe më pas njerëzit që rri ajo. Po mendoja në një moment, e mora të mirëqenë dhe shkova më pas pashë Ilnisën, Gracianon, Dean dhe Erjolën. E pyat cili është iniciatori dhe më tha Gazi. Më pas dëgjova një zë që tha Juli dhe Gazi. Më pas pyeta se përse duhet t’ia bënte Juli këtë gjë. Ishte e gjitha një gjë e stisur.
Arbëri: Më thuaj 3-4 emra që kanë qenë pjesë e komplotit.
Ilnisa: Vesa, Gazi dhe nja dy-tre emra të tjera.
Egla: Unë zgjodha Romeon për lider.