“I pabesë ndaj shokut”/ Debat i ashpër mes Ledjonës dhe Meritonit: Ti viktimizohesh, intrigante
Dasma e improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” krijoi shumë dinamika dhe debate mes banorëve.
Debatet nisën që në momentin kur banorët duhet të votonin për të zgjedhur çiftin që do martohej, teksa disa ishin për Bardhin dhe Sarën dhe disa për Meritonin dhe Ilnisën. Ndër këta të fundit ishte dhe Ledjona, e cila e hspjegoi arsyen e zjgehdjes së saj gjatë spektaklit të sotëm. Ajo tha se donte të tregonte se Meritoni e përdor miqësinë e tij për lojë dhe se është i pabesë.
Ledjona: “Kur është kërkuar të votohej çifti që do martohej, unë nuk reagova. Kam dashur fort dhe kam ngritur të dyja duart, kam shijuar momentin kur u vendos Ilnisa dhe Meritonit. Meritonit i është kërkuar të flasë por ka heshtur sepse ishte miqësia në mes. Dhe këtu, ai tregoi se e përdor miqësonë në lojë
Meritoni: Ka dështuar në 3 momente me mua. Ti je intrigante, viktimizohesh. Ti e përdor shoqërinë jo unë.
Ledjona: Nuk kam miqësi këtu, nuk kam çfarë përdor.
Meritoni: Sara dhe Bardhi më bënë të reflektoj. Edhe Romeo. Unë vendimin e mora i ftohtë. Jam penduar sepse e pashë që ai e dashuron atë vajzë. E bëra për shkak të një momenti, u kërkova falje të dyve. Edhe për diskutimin edhe për fjalën kalama. Dasmën e shijova shumë sepse pashë edhe reagimin e disa banorëve.