“Për ftesën nuk ma ndjeu”/ Meritoni dhe Ilnisa nuk e ftuan në dasëm, Vesa: Ka pasur shumë mungesë respekti
Dasma e improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” krijoi shumë dinamika dhe debate mes banorëve.
Një ndër banoret që nuk u ftua në dasmën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku u celebruan Ilnisa dhe Meritoni ishte Vesa.
Në lidhje me këtë, gjatë spektalit të sotëm ajo u hspreh se nga çifti Ilnisa-Meriton, ka pasur shumë momente, ku ata kanë treguar mungesë respekti. Ndër të tjera, Vesa tha se ata u zgjodhën me vota të manipuluara si çifti që do martohej.
“Ishte shumë e trishtë kur u zgjodh me vota të manipuluara çifti. Ne votuam njëherë dhe pastaj u përsërit. Ka pasur shumë momente disrespekti ndaj meje. Problemet i kam me Ilnisën. Mua për ftesën e dasmës nuk ma ndjeu. Më preku kur më tha si lidere e shtëpisë, rregullo shtëpinë, bëj punët sepse ne kemi dasëm.”- tha Vesa.