Zinxhiri i shpëtimit/ Ndizet debati në “prime”, Rikja: Ja pse nuk shpëtova Meritonin ose Romeon
Një debat ka ndezur shtëpinë për sa i përket zinxhirit të shpëtimit që nisi “prime”-n e kaluar. Vëmendjen më të madhe e mori zgjedhja e Rikes për Rozën dhe nuk shpëtoi Meritonin ose Romeon. Gjatë “prime”-t ata thanë:
Rike: Meritoni dhe Romeo nuk janë të rrezikur dhe Rozën e kam shoqe prandaj. Roza nuk është e rrezikuar, por ajo nuk ka partner siç kanë Romeo e Meritoni. Po nuk e shpëtova unë Rozën, kush do e shpëtojë?
Romeo: Nëse mua nuk do më shpëtonte Heidi dhe kjo ishte e sigurt se ajo ndodhi. Nuk kam pse t’i bie derës përse nuk më shpëtoi njeri mua. I zhgënjyer nga Rikja? Po ndoshta.
Rike: Pse s’ma ke thënë?
Romeo: Unë me Riken po largohemi. As Rikja, as ti Ledion nuk më thatë gjë për flokët.
Rike: Nuk doja të zgjiodhja mes të dy djemve, plus kanë partnerët e vetë.
Heidi: Nuk ka asnjë lidhje. Edhe për Rozën ke thënë që s’është shoqja ime.
Rike: Kur e kam thënë?
Romeo: Nëse unë nuk do kisha Heidin, nuk do kisha njeri të më shpëtojë.
Elvisi: Ledjona, unë nuk kam arsye pse të them pse s’më shpëtove. Po ta them dhe ty sepse s’më dëgjovë atë ditë sepse po bërtisje. Po ta them ty, nëse do më shpëtoje mua, nuk do shpëtoja Eglën, do shpëtoja këtë (Romeon).
Romeo: Unë pashë disa kthesa në zinxhir. Rikja, Ledjona, Graciano.
Rikja: Përse nuk ma the?
Romeo: Ok, përveç Rikes.
Rikja: Ti ke parë ëndërr. Unë kam ngelur keq sepse Romi nuk m’i ka thënë drejtpërdrejtë, por pret prime-in/
Ledjona: Unë nuk i jap askujt se kë shpëtoj në zinxhir. Ka ardhur Meritoni dhe më ka pyetur: ‘Pse s’më shpëtove?’. Kur kam ardhur këtu kam ardhur vetëm dhe të gjithë këtu ju kam njohur këtu.
Meritoni: Shkove provokove Romeon. Më ke provokuar dhe mua e Bardhin:
Romeo: Ledjona kërkon aleanca.
Ledjona: E ku është problemi këtu? Pse mendoni që duhet të zgjidhja Lisin s’e kuptoj? A, se nuk ju eci zinxhiri ju siç e planifikuat.
Roza: Ne patëm një përplasje në oborr unë me Julin, sepse Rikja doli nga fjala.
Juli: Prishi zinxhirin, jo doli nga fjala.
Roza: Duke qenë se Rikja më zgjodhi mua, që nuk është një çudi e madhe. Këtu kleçka është që unë zgjodha Albin. Këtu u bë pasoja e debatit.
Juli: Unë isha më i rrezikuar në zinxhir, sepse Gazi nuk ishte dhe s’kishte njeri që të më shpëtonte. Roza ta kishte pyetur njëherë miken e vetë a është mirë pastaj të flasi për të. Për interesin tim, zinxhiri u prish këtu.
Roza: Fjalia që hodhe ti ishte që kishit bërë gati skemën.
Juli: Roza shpik gjëra, por vazhdo e zgjidh.
Arbëri: Ky zinxhir na tregon miqësitë, që unë nuk i besoj në shtëpi. Aq analizë të saktë bëjmë brenda, Meritoni shpëtoi kot. Nuk e kuptoj se përse djemtë janë kaq të qetë. Kam qenë unë ai që disa “prime”-ve ngrita disa pyetje opër afrimitetet që kanë atë me njëri-tjetrin.
Rikja: për mendimin tim këta nuk janë të rrezikuar dhe nuk doja të zgjidhja njërin midis të dyve.
Arbëri: për mua nuk është miqësi. Kur të jepet mundësi për të shpëtuar njerëz dhe shpëton Rozën… Nuk ka qenë një afrimitet sa me Romeon dhe Meritonin.
Ori: këru te zinxhiri të gjithë duhet të luajnë. Nuk shoh gjë të keqe t’i lësh miqësitë mënjanë dhe të bësh strategjitë.