“Duket sikur është pak strategji”/ Arbër Hajdari ‘ngacmon’ Heidin dhe Romeon: Duke u larë në pishinë pse nuk u puthët?
Raportin mes Heidit dhe Romes e ka komentuar mbrëmjen e sotme edhe opinionisti Arbër Hajdari.
Ai është shprehur se të dyve nuk u pengon asgjë për të dhënë puthjen teksa e ka ngacmuar çiftin duke i pyetur nëse kjo është pjesë e strategjisë.
“Duket sikur kjo gjëja është edhe pak stategjike. Po të marr një shembull, bëhem pak i djallëzuar. Duke u larë aty në pishin është gjë e bukur por nuk është më larg se puthja.
Pse ju ka shijuar pishina dhe nuk jeni puthuar.”- tha Arbër Hajdari.
Teksa Romeo është shprehur se aktualisht primare është vetëm lumturia e Heidit.
“Kjo vajza është në nominim sot dhe nuk dua të jem pengesë. Unë dua që kjo të jetë e qeshur, e lumtur dhe mos të jem unë arsyeja që kjo të mërzitet. Kjo nuk ka të bëjë me stategjinë më shumë se sa me frikën.”- tha Romeo.