Elvis Myrtaj pjesë e familjes së madhe të Top Channel

Elvis Myrtaj pjesë e familjes së madhe të Top Channel

Elvisi ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP 3 mbrëmjen e sotme, teksa duket se largimi i tij nga shtëpia më e njohur në Shqipëri e ka trishtuar.

Në studio, drejtuesi i emisionit Ledion Liço i ka bërë Elvisit një komunikim të rëndësishëm.

Top Channel i ka propozuar Elvisit të jetë pjesë e stafit të gazetarëve profesionistë dhe familjes së madhe mediatike të Top Medias.

Duket se propozimi është mirëpritur nga Elvisi, teksa kujtojmë se banori ka dalë nga shtëpia më e njohur në Shqipëri si pasojë e hapjes së Kutisë së Pandorës nga ana e Gracianos.