Dy emra, dy arsye/ Momenti i nominimeve, ja banorët që shkojnë në televotim
9 banorët më pak të preferuar u bënë të nominueshëm, teksa prej tyre vetëm tre shkuan në televotim.
Banorët nominuan kështu:
Roza: Eglën-Ka luhatje humori dhe më acaron ndonjëherë; Françeska-Nuk kam shumë njohje.
Heidi: Albi-Është shumë njeri fallco; Endrik-Ka diçka që nuk shkon dhe nuk më pëlqen.
Romeo: Albi-Nuk dua ta shoh në shtëpi; Endrik-Nuk kam shumë njohje.
Rike: Françeska dhe Endrik-Kam më pak njohje dhe rri më pak.
Juli: Egla-Nuk po e përballon dot më qëndrimin në shtëpi; Arta-Nuk kam ndonjë marrëdhënie me të.
Bardhi: Françeska-S’e kam njohur aspak; Albi-Shumë pak i përfshirë në shtëpi.
Meriton: Françeska dhe Endrik-Sepse s’i njoh dhe s’kam marrëdhënie.
Graciano: Egla-Më ka cënuar dinjitetin; Vesa-Është shumë e lëkundur.
Ilnisa: Frabnçeska-Ka një mënyrë qasjeje për të shkuar te tjetri; Endrik-Nuk e shoh të ballafaqohet.
Ledjona: Egla-Personi më hipokrit që ka shtëpia; Sara-Nuk më pëlqen mënyra si komunikon.
Gazi: Egla-Këtë javë kam qenë në debate të forta; Françeska-Është më e reja.
Françeska: Albi dhe Endrik-Sepse s’kemi folur këto ditë.
Vesa: Françeska dhe Endrik-Sepse nuk jam afruar qëkur kanë hyrë.
Arta: Endrik-Nuk kam ndonjë afërsi; Albi-Mendoj se është i fortë dhe mund ta përballojë.
Sara: Endrik dhe Françeska- Sepse janë më larg se të tjerët.
Erjola: Françeska dher Endrik- Sepse s’jam afruar.
Endrik: Eglën-S’më kanë pëlqyer debatet; Françeska-Mendoj se jam paragjykuar nga ajo.
Egla: Françeska-Sepse ka hyrë pa respekt në debatet që kam pasur; Endrik-Nuk është krijuar një arsye për të më njohur.
Albi: Françeska-Në mos sinqeritet në marrëdhënie; Gazi-Cikël i mbyllur loje.
Fationi: Gazi-Kam më shumë muhabet me të tjerët; Egla-Në disa raste nuk e kam kuptuar.
Sa i përket atyre që shkuan në nominim ishin: Françeska me 12 vota, Endrik me 11 vota dhe Egla me 7 vota.
Televotimi u hap menjëherë pas komunikimit që iu bë banorëve, teksa opyetja ishte: “Kë doni të shpëtoni?”.