Ilnisa: Romeo prezanton histori dhe përralla që i krijon vetë… / Egla debaton me banorët!
Egla është një nga banoret më të komentuara të momentit në shtëpinë e “BBV3”. Ajo theu një nga rregullat kryesore, duke mos mbajtur mikrofonin dhe si pasojë banorët qëndruan pa ujë për disa orë. Ndërkohë, ajo nuk realizoi as sfidën në fermë, duke e çuar kështu çmimin në 80 mijë euro.
Banorët nuk e pritën aspak mirë këtë sjellje të Eglës, me shumë prej tyre që dëshiruan ta përjashtojnë banoren nga festimet për pavarësinë e Kosovës. Ilnisa ishte një nga banoret kundër pjesëmarrjes së saj, teksa Romeo dëshironte që pavarësisht sjelljes së saj në shtëpi, edhe Egla të merrte pjesë në këto festime. Debate të shumta ka patur mes dy banorëve, teksa sot gjatë prime ‘u ndezën gjakrat’ edhe më shumë mes tyre.
Ilnisa: Një Romeo që ne nuk e paskemi vënë re fare në shtëpi. Prezanton
histori dhe përralla që i krijon vetë. Nuk menduam ta përjashtojmë Eglën nga ky
spektakël, por jemi njerëz emocionalë dhe pas përjashtimit që bëri Albi nga
vallja, një pjesë e mirë e banorëve donim ta përjashtonim.
Arta: Unë edhe Vesa ishim shumë të irrituara. Ilnisa tha nuk po e
prezantojmë Eglën, pasi ajo s’i ka dhënë aspak rëndësi festimeve për Kosovën.
Romeo: Ky është gjyq!
Arta: Romeo na tha mos ta gjykojmë Eglën në atë ditë. Unë isha shumë e
irrituar ndaj Eglës sepse e mora shumë personale. Por me pak analizë e vendosa
që nuk dua ta bëj për Eglën. Mendoj që ishte mungesë e madhe respekti.
Vesa: U ndalua muzika, ngrohja, uji. Egla tha mirë është se për pavarësinë e
Kosovës mjafton spektakli.
Egla: Bëtë gabim që përziet pavarësinë e Kosovës me atë që kishte ndodhur në
shtëpi. Thashë kemi spektaklin në mbrëmje.